RSS

Semundja e Stomakut

27 Jul

Ne semundjet e stomakut

53- Merren 3-4 luge gjelle te bimores se perbere nga nje luge kafeja bime pelini e thate, 3 luge gjelle mijefleteshi i thate, 2 luge gjelle lule balsam dhe nje luge gjelle nenexhik, hidhen ne nje liter uje dhe zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet. Lengut i shtohen 3-4 luge gjelle mjalte dhe lengu i 1-2 limoneve. Pihet zakonisht i vaket gjysme ore para ngrenies nga nje filxhan 2-3 here ne dite. Kura vazhdon 4-6 muaj.

54- 3-5 luge gjelle te bimores se perbere nga pjese te barabarta lekurash portokalli te thata te grimcuara, mijefletesh dhe lule kamomili hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta pastaj kullohet. Pihet para ngrenies dy filxhane 3 here ne dite.

55- Nga qepa e grire ne makine mishi grumbullohet 100 gram leng, i cili perzihet me 200 mililitra raki rrushi. Pihen 15 pika te hedhura ne nje luge me mjalte 3 here ne dite per 2 muaj rresht.

56- Pergatitet perzierja; nje luge gjelle bime pelini e thate, 3 luge gjelle gjethe nenexhiku, 6 luge gjelle mijefleteshi dhe 3 luge gjelle lule me bisqe te lulebasamt. Perzierja shtypet ne havan dhe pluhuri sitet. Nga kjo bimore 5 luge gjelle hidhen ne tenxhere me uje te porsavaluar qe lihet e mbuluar 15 minuta. Pastaj kullohet me nape dhe embelsohet me 4-5 luge mjalte dhe i hidhet lengu i nje limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan 3 here ne dites.

57- Birnori i perbere nga 2 luge gjelle gjethe dafine te grimcuara dhe 4 luge gjelle lekura portokalli te thata e te grimcuara hidhet ne nje liter uje dhe zihet 10 minuta. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta, pastaj kullohet dhe lengut i hidhet 5-6 luge mjalte. Pihet pas ngrenies nje filxhan tri here ne dite. Ky mjekim eshte i vlefshem ne urth

58- Dy grushte tershere e grimcuar e perzier me 1 dy luge gjelle mjalte hidhet ne 1,5 liter uje dhe zihet 40 minuta. Ena lihet e mbuluar sa te vaket, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan disa here ne dite.

59- Gjate muaji qershor merret permbajtja e thelbit te arrave, qe eshte akoma i bardhe si qumesht i 30 kokrrave arra, grimcohet dhe hidhet ne shishe qelqi nje litroshe qe mbushet me raki rrushi ose kumbulle. Shishja lihet ne diell 20-30 dite pastaj kullohet. Pihet nje luge gjelle ne dhimbjet e padurueshme te barkut me ngerçe.

60- Pese luge gjelle te bimores se perbere nga pjese te barabarta rrenje kallami, lule kamomili, lule bar ethesh dhe gjethe sefergjen deri hidhen ne 1 -1,5 liter uje te porsa valuar. Ena lihet e mbuluar 15 minuta pastaj kullohet. Lengut i shtohen 4-5 luge mjalte dhe lengu i nje limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan 3 here ne dite ne dhimbje stomaku.

61- Duhen 3-4 luge gjelle 16 bimores se grimcuar te barit te bletes te cilat hidhen ne nje liter uje te porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 10-20 minuta duke e tundur here pas here. Pastaj kullohet dhe embelsohet. Pihen 2-3 gota ne dite.

62- Merren 3-4 luge gjelle nenexhik hidhet ne nje liter uje te porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 5-10 minuta pastaj kullohet. Pihet nje gote 5-6 here ne dite.

63- Nje luge çaji nenexhik i copetuar vendoset
mbi nje cope leukoplasti dhe ngjitet mbi kerthiza ku mbahet disa ore derisa te ike dhimbja e barkut

64- Merren 10 gram spec djeges i thate e i grimcuar hidhet ne 100 mililitra alkool 60 grade. Ena lihet e mbyllur nje jave duke e tundur here pas here, pastaj kullohet. Pihet 20-30 pika 2-3 here ne dite, ne raste te (çrregullimit te brejtjes se ushqimit dhe anoreksi.
Ne kolit

65- 10 gr propolis i grimcuar hidhet ne 50 ml alkool 96 grade. Shishja e mbyllur lihet ne vend te ngrohte ne hije nje jave, duke e tundur here pas here, pastaj kullohet. Pihet 10 pika 3 here ne dite pas ngrenies derisa te mbarohet lengu.

66- 50 gr bar majaselli i grimcuar hidhet ne nje liter uje dhe zihet 1.5 ore, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 3 here ne dite

67- Nje kilogram presh i njome se bashku me bishta te lara pritet ne copa dhe grihet ne makine mishi. Pasi perzihet mire kullohet dhe lengu ruhet ne kavanoz qelqi ne vend te fresket ose ne frigorifer. Pihet nje luge gjelle ne mengjes esell per 15-30 dite rresht.

68- 5 luge çaji bar majaselli hidhen ne nje liter uje dhe lihet te zbutet 1 ore, pastaj zihet 2-3 min. Ena lihet ne qetesi e mbuluar per rreth nje ore, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan tre here ne dite.

69- 3-4 luge gjelle lulebasani hidhen ne nje liter uje dhe zihet 4-5 min. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan para ngrenies 2-3 here ne dite.

About these ads
 
Leave a comment

Posted by on July 27, 2012 in Dhimbjen E Stomakut

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: